Focusing On The One Thing – Book Review

“Kur mendoni për përqendrimin, mendoni mirë,
përqendrimi është të thuash po,
jo përqendrimi ka të bëjë me thënurit jo” Steve Jobs
Një nga gjërat e para që bëri Steve Jobs kur u kthye tek
Apple ishte zvogëlimi i projekteve të kompanisë nga 350
në vetëm 10. Përshëndetje miq!
Sot do të flasim për disa ide të thjeshta,
por të fuqishme nga një prej librave të mi të preferuar të biznesit:
“Veç NJE Gjë” nga Gary Keller.
Bërja e shumë gjërave në një kohë është si një ekran tymi kur bëhet fjalë për produktivitetin,
Ndihet sikur po bëjmë shumë, por … (Cilësia? Prezenca? Kënaqësia?)
Në këtë libër, autorët përmendën punonjësit e zyrave shpërqendrohen
çdo 11minuta dhe ata shpenzojnë 1/3
e ditës së tyre, një e treta,
duke u rikuperuar nga shpërqendrimet.
A jeni Ok ju të humbni 1/3 e
ditës, 1/3 e javës, muajit, tremujorit,
vitit, jetës tuaj?
“Sekreti për të ecur përpara është fillimi,
sekreti për të filluar është copëtimi i punës
tuaja komplekse, të vështirë në punë/projekte të vogla, të menaxhueshme
dhe fillimi i asaj të parës” Mark Twain
Cila duhet të jetë ajo punë/projekt i parë, apo jo?
Ne kemi diskutuar më parë parimin e
Pareto:
Shumica e rezultateve do të

vijnë nga një
pakicë veprimesh.
Kështu që e dimë se duhet të shoshiten të gjitha
veprimet dhe projektet tona ‘për t’u bërë’ dhe t’i përqendrojmë ato në një listë të
vogël , apo jo? Pak!
Këtu vjen urtësia e bukur nga libri “Veç Një Gjë”.
Autorët flasin për këtë pyetje.
Kjo është pyetje fokusuese:
“Cila është gjëja që unë mund të bëj e cila,
kur e bëj atë,
gjithçka tjetër bëhet më e lehtë ose e
panevojshme”.
Kjo pyetje sjell qartësi në nivelin makro
dhe mikro. Për shembull: Oh,
unë duhet të përqendrohem në karrierën time,
ose duhet të filloj të përqendrohem vërtet në këtë tremujor kur bëhet fjalë
për të ardhurat e biznesit. Pra, kjo na jep një drejtim të përgjithshëm.
Tani imagjinoni ta bëni atë pyetje herët në mëngjes, çdo ditë:
“cila është e vetmja gjë që unë mund të bëj e cila, kur bëj atë,
gjithçka tjetër të bëhet më e lehtë ose e panevojshme?”
Do të fokusojë vëmendjen tuaj në detyrën specifike
këtu, tani, këtë ditë!
Kur ishte me të vërtetë i ri,
Michael Phelps (mendoj se po shqiptoj mbiemrin e tij në rregull.
Ai është atleti i njohur për thyerjen e rekordeve)
Ai u diagnostikua me deficit vëmendjeje
çrregullim hiperaktivitetiti
Ai nuk mund të përqendrohej shumë dhe mësuesi i tij nuk priste
shumë nga ai, por ajo që bëri ai (Michael)
ishte të bënte më të mirën që mundi për ta fokusuar të gjithë fokusin
dhe disiplinën që ai mund të zotëronte në një
gjë, një zakon.
Dhe e vetmja NJE gjë e tij ishte të notonte çdo ditë.
Ne mund ta bëjmë këtë! Ne fokusohemi në një gjë,
një zakon
dhe e zotërojmë atë përpara se të kalojmë te gjëja tjetër për t’a ndërtuar (mbi te parën).
Në këtë mënyrë,
ne i mbajmë gjërat të thjeshta dhe e mbajmë veten të
përqendruar. Tani për ta bërë edhe më të lehtë,
ajo që sugjerojnë autorët në këtë libër është të bëjmë atë
gjë në kohën kur vullneti është më i forti.
Dhe zakonisht për shumicën prej nesh, kjo është herët në ditë,
herët në mëngjes.
Autorët ndajnë disa kërkime interesante me gjykatësit Izraelitë
dhe vendimet e tyre për ‘lirim me kushte për të burgosurit’. Në fillim të ditës,
kur vullneti është me të vërtetë i lartë,
gjyqtarët dhanë përgjigje më të favorshme për lirim me kusht.
E pastaj kur dita kalonte dhe vullneti i tyre gjithashtu do konsumohej,
atëherë gjyqtarët shkonin në
përgjigjen automatike
‘jo lirim me kushte’. Disa këshilla të dobishme,
që autorët japin kur bëhet fjalë për të zotëruar një
zakon ose se një gjë është 1.
Të përdorësh vizualizimin në të dhe pastaj 2.
Të përdorësh blloqe kohë kur bëhet fjalë për kryerjen e asaj punë ose atij
zakoni. Dhe unë ju ftoj,
kam një listë videosh këtu ku mund të bësh punë me
mua, të studiosh me mua (me blloqe kohe)
Dhe në këtë video këtu,
gjithashtu flas në pushim (minuta 23:07) për me hapat e saktë
që Michael Phelps përdori kur ishte fjala për vizualizimin,
sesi ai e përdori atë në praktikën e tij. Ok miq:
Në videon e fundit
ne bëmë së bashku ca planifikime për tremujorin e ardhshëm.
Le ta zbatojmë këtë urtësi shumë të dobishme për mendimin tim,
le ta aplikojmë atë në atë planifikim.
Dhe nëse përdorët guidën që kam në përshkrim për të shkruar qëllimet
tuaja për tremujorin tjetër,
ose nëse keni një listë të gjëravë, shikojeni listën tuaj të gjërave,
listën e qëllimeve tuaja dhe zgjidhni një gjë.
Ne do të zgjedhim një zakon, një gjë për tremujorin tjetër.
Dhe le ta bëjmë atë pyetje çdo ditë, apo jo? Për të lëvizur atë zakon të vetëm,
atë NJE gjë përpara:
“cila është e vetmja gjë që unë mund të bëj e cila, kur e bëj,
gjithçka tjetër do të bëhet më e lehtë ose e panevojshme”.
Ne do ta mbajmë të thjeshtë, apo jo? Një gjë!
Dhe pastaj për ta bërë atë gjë edhe më të këndshëm ndaje këtë episod
me dikë që dëshironi si një partner përgjegjësie,
që ai/ajo t’ju mbajë përgjegjës dhe të mund të festoni bashkë
fitoret kur ecni përpara në atë gjë.
Nëse ju pëlqen përmbajtja e këtij kanali, mbështeteni atë duke u abonuar (subscribe)
në të dhe duke pëlqyer episodet që pëlqeni.
Dhe gjithashtu ju ftoj të lexoni (nëse ju pëlqen të lexoni)
ose të dëgjoni në Audibooks të gjithë librin,
sepse ka shumë informacion në të që e shoh mjaft të dobishme
në thjeshtimin e veprimeve tona të përditshme,
në ecjen përpara drejt asaj që duam.
Dhe deri herën tjetër miq, le të vazhdojmë të
ndjekim dhe të përjetojmë dëshirat e zemrës sonë në një
mënyrë të thjeshtë, të qëllimshme dhe të kënaqshme. Do të shihemi
së shpejti!

%d bloggers like this: