Success Book: "Mindset – The New Psychology Of Success" Book Review

Ok … edhe një herë …
Jo … S’ma pret fare te kjo gjë!
Përshëndetje miq. Në fund të këtij episodi,
jo vetëm që do t’i kuptoni ca nga sfidat që keni
ndjerë dhe po përballoni në disa nga qëllimet tuaja,
por gjithashtu do të dini si t’i trajtoni ato ndryshe
që të lëvizni përmes tyre dhe të keni një rezultat tjetër,
një që ju preferoni. Po!
Si gjithmonë mos harroni të regjistroheni në kanal dhe
gjithashtu t’i bini ziles, që të njoftoheni kur të shfaqet videoja tjetër,
që gjithashtu do të spërkasë më shumë vetëdije dhe më shumë
gëzim (hello!) në rrugën tuaj drejt qëllimit tuaj.
Libri që do të diskutojmë sot është shkruar nga Carol Dweck,
dhe ajo është një profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Stanford,
dhe quhet: “Mënyra e Të Menduarit”.
Thelbi i tij është se ka dy mënyra kryesore të menduarit.
Mënyra e Të Menduarit e Ngurtësuar dhe Mënyra e Të Menduarit Rritës.
dhe shumica prej nesh do të anojë nga njëra
më shumë se tjetra.
Tani mendoni për një qëllim ose një fushë
jete që mendoni se nuk po përparon
me shpejtësinë që ju preferoni.
Për ju që jeni të ri në kanal: Mirësevini! Mirësevini në kanal!

Dy muaj më parë besoj, kemi bërë një rishqyrtim të tërë të jetës,
ku kemi vizituar fushat kryesore të jetës sonë
dhe kemi zgjedhur qëllimet në ato fusha që duam të përparojmë, për të ecur përpara, për t’i
provuar, për t’i përjetuar ato këtë vit! Kështu që unë ju ftoj ta vizitoni atë seri
Për këtë video, zgjidhni një,
një nga ato fushat e jetës që mendoni se nuk po përparon
aq shpejt sa preferoni. Mund të jetë si shembull, marrëdhëniet.
Mund të jetë shëndeti dhe mirëqenia. Mund të jetë financa,
cilado që ka vëmendjen tuaj, cilado që ka vërtet rëndësi për ju.
Zgjidh njërën prej tyre!
Ju mund të zgjidhni një fushë ose mund të zgjidhni një qëllim specifik për të cilin po punoni dhe
ta mbani në mend kur po bëjmë këtë përmbledhje të librit.
Do të merrni disa ah-ha interesante nga ai!
Ne do të mbulojmë katër ndryshime kryesore midis këtyre dy mënyrave dhe
këto ndryshime kanë të bëjnë me: 1) aftësitë, 2) qëllimin/shenjën,
3) dështimin dhe 4) vështirësitë.
Aftësitë: Kur bëhet fjalë për aftësitë,
grupi i të menduarit të Ngurtësuar tenton t’i shikojë ato si të
pa-ndryshueshme.
Ju ose jeni të bekuar me talente e aftësi të caktuara
ose jeni të mallkuar se nuk i keni ato.
Mendoni për kategorizimin (kjo fjalë është një gojë plot për tu thënë),
mendoni për atë … (e thashë mirë,
nuk do ta përsëris) që disa prindër,
disa mësues, disa bashkëpunëtorë,
disa bosë i praktikojnë me dije ose pa vetëdije:
“Filani është i talentuar.
Filani nuk është i talentuar.”
Ata s’presin që gjërat të ndryshojnë në të ardhmen.
Si: Ti o e ke o s’e ke atë gjë!
Njerëzit që bien në këtë lloj të menduari kalojnë shumë kohë me gjykimin e
vetvetes dhe gjykimin e të tjerëve ose
“evaluimin” e vetes dhe të tjerëve në këtë fushë
sepse ata ngatërrojnë aftësitë e tyre
dhe talentin e tyre me vetveten e tyre.
Pra, të mos dish diçka për ta do të thotë që nuk jam
inteligjente. Nuk jam i talentuar. Mirë.
Le të kalojmë në llojin e të menduarit Rritës: Njerëzit me të menduarin Rritës
besojnë në zhvillimin dhe rritjen e aftësive.
Për ta,
sfidat janë një mundësi për ta vazhduar rritjen,
për ta vazhduar praktikën, për të mësuar aftësi të reja,
për të përmirësuar aftësitë e tyre ekzistuese. Kështu që ndërsa grupi i parë,
le të themi që ata kërkojnë dashuri të përjetshme,
ata besojnë se do t’u ndodhë atyre diku,
dikue, se ata janë të shkëlqyer. Ndaj do të ndodhë atyre (ky është grupi i parë)
Grupi i dytë:
ata janë duke punuar vazhdimisht në përmirësimin dhe
evoluimin për t’u bërë lloji i qenies që
krijon atë lloj marrëdhënieje.
Një tjetër është synimi/shenja: Për çfarë po kërkojnë këto dy grupe?
Çfarë është ajo për të cilën synojnë? Pra, ky grup,
ai që është grupi i të menduarit të Ngurtësuar,
ata synojnë aprovimin.
Gjithçka merret personalisht. Eshtë e vështirë për të të marrin evaluim
sepse u tregon se cila është fusha tjetër e rritjes.
Autori në fakt jep shembuj të disa drejtuesve
që nuk mund të pranojnë evaluime.
Dhe ato/ata priren ta
forcojnë hierarkinë.
Kjo nuk është e mirë për kompaninë sepse ata priren të bëjnë gjëra që janë
më mirë për ta.
Gjërat që i bëjnë ato/ata të duken mirë në vend të asaj që në të vërtetë është më e mira për
biznesin. Në anën tjetër,
keni të menduarin Rritës dhe ky grup,
ata kërkojnë zhvillim. Autori na jep një shembull,
(Luke) Gershner i cili mori përsipër IBM kur kompania
po kalonte nëpër ujëra të rrezikshme,
kultura e kompanisë ishte të menduarit të Ngurtësuar.
Kështu që të gjithë po bënin me të vërtetë atë që ishte më e mira për ta,
ajo që i bëntë të dukeshin më mirë dhe kjo gjë ndikoi vërtet
konsumatorin dhe në fund të fundit ndikoi biznesin.
Kështu që një nga gjërat që ai bëri ishte theksimi i punës në ekip/skuadra.
Ai e hoqi hierarkinë e kompanisë,
njerëzit mund ta takonin, dhe shpërbleu punonjësit që po
çonin skuadrën përpara.
Subjekti tjetër do të ishte dështimi: Grupi i të
menduarit të Ngurtësuar e sheh dështimin si
katastrofë.
Dështimi konsiderohet personal,
shihet si provë që ata do të jenë
humbës përgjithmonë.
Dhe për shkak se ata kalojnë shumë kohë,
siç diskutuam, duke gjykuar veten dhe të tjerët,
ata mendojnë se edhe të tjerët do t’i shohin ata ashtu.
Kështu që ata u shmangin situatava kur ekziston ndonjë rrezik
dështimi.
Dhe atëherë kur ndodh dështimi (është e pashmangshme
në udhëtimin tonë që do ndodhë) ajo që ata bëjnë është të
fajësojnë ose të strategjizojnë, të kritikojnë, të
gjejnë kujt t’ja vënë gishtin për të vërtetuar që ajo që ndodhi
nuk ishte faji i tyre. Nuk kishte asnjë lidhje me ta.
Dhe kështu ata humbin mësimet dhe gjithashtu mundësitë
për vetë-zhvillim gjatë rrugës,
sepse ata kurrë nuk adresuan zonat e tyre të verbëra.
Kështu që ata e shohin veten të gatuar, të bërë (ngurtësuar)!
Ata nuk e shohin veten si një proçes,
duke u bërë, në zhvillim.
Dhe pastaj vjen grupi tjetër, të menduarit Rritës: po
praktikë, praktikë, praktikë! Nuk është personale.
Dështimi nuk është personal, është thjesht koha për të mësuar,
rritur dhe vazhduar të praktikosh dhe të vazhdosh të bësh veprime.
Dhe pastaj tema e fundit janë vështirësitë:
Ky grup do t’i shmangët atyre si mortja.
Vështirësitë për këtë grup sfidojnë talentin e tyre
sepse ‘nëse do të ishe kaq i talentuar,
nuk duhet të mundohesh me gjërat, apo jo? Duhet të vijë e natyrshme.
Ju duhet të jeni i natyrshëm në diçka’.
Kështu që sa herë që ka mundësi të reja,
ata priren të përqendrohen tek rreziku. Ata fillojnë të fokusohen vetëm tek dallimi i rreziqeve.
dhe ato janë diçka për t’ju shmangur, rreziqet, vështirësitë,
gjëra të tilla. Këtyre duhet t’ju shmangesh! Nga ana tjetër,
ju keni këtë grup tjetër, të menduarin Rritës. Kur bëhet fjalë për vështirësitë,
ata thjesht s’i kanë problem.
Autori jep shembullin e Christopher Reed,
aktori që u paralizua nga qafa poshtë.
Kundër gjithë diagnozës mjekësore që iu dha,
ai prapë mori përsipër sfidën,
duke bërë vërtet një mrekulli. Tani na pëlqen apo jo,
ambienti në të cilin kemi lindur,
ka një ndikim tek ne.
Dhe autori përmendi se si lloji i të menduarit të prindërve tanë
njerëzve përreth nesh,
mësuesve tanë, të rriturve të tjerë përreth nesh,
ka një ndikim në llojin e të menduarit tonë.
Vini re nëse në edukimin tuaj, ka pasur shumë gjykime.
Psh: ju nuk jeni aq të mirë në këtë. Ju jeni të shkëlqyeshëm në këtë.
Ky është në të vërtetë lloji i të menduarit të Ngurtësuar. Lajmi i mirë se
është se ka shpresa.
Hapi i parë është thjesht dallimi / observimi.
Hapi tjetër është të vendosni se në cilën mënyrë dëshironi
të shkoni.
Dhe pastaj hapi tjetër është që të vazhdoni të praktikoni
duke lëvizur në atë drejtim. Pra, në lidhje me qëllimin që keni marrë,
që nuk jeni duke përparuar me shpejtësinë që dëshironi,
ose tërë fushën e jetës.
Vini re diçka?
A e vutë re në cilën kategori përshtatesh
kur bëhet fjalë për atë qëllim ose atë fushë të jetës? Për shembull,
nëse do të ishin marrëdhënie romantike:
A keni mendime që anojnë më shumë drejt këtij lloji të menduari apo atij?
A keni tendencë: Djemtë janë zakonisht …
Ose vajzat janë zakonisht … Apo jo?
I vendosni njerëzit në një kategori të caktuar, i gjykoni?!
Ose drejt vetes: Unë nuk jam i/e mirë në këtë. Unë jam i mirë në këtë gjë. Apo jo?
Interesante!
Si e shihni ju dështimin në lidhje me këtë qëllim ose në lidhje me këtë
fushë të jetës?
A po kërkoni miratim (nga të tjerët) apo po kërkoni
zhvillim? Nëse në atë zonë,
ju doni të krijoni dhe përjetoni
atë që bënë brezat para nesh,
atëherë OK!
Por nëse doni të krijoni dhe përjetoni diçka ndryshe,
atëherë luani pak me llojin e të menduarit Rritës në këtë fushë.
Mund t’ju pëlqejë! Ju ftoj të eksploroni në këtë zonë, me
çdo mënyrë që ndihet mirë me zemrën tuaj.
Dhe nëse doni të punojmë së bashku, kur bëhet fjalë për mënyrën e të menduarit,
mos ngurroni të lidheni me mua në Instagram, me mesazh atje,
dhe pastaj vendosim nga atje.
Mos e përdorni këtë vetëdije të re kundra jush, në rregull?
Mos mendo: Oh s’ma pret te kjo fare!
Se e e di çfarë?
Kjo në të vërtetë ju kthen në të menduarin e Ngurtësuar.
Po thua se nuk je i talentuar në këtë. Në vend të kësaj,
le të bëjmë hapin tjetër përpara kur bëhet fjalë për këtë qëllim, në rregull?
Dhe ndajeni këtë video me disa miq, a familjen tuaj
(nëse guxoni) që
mendoni se do të përfitonin gjithashtu nga kjo.
Mendoj është gjithmonë më argëtuese kur e bëjmë punën me miq
Deri herën tjetër, vazhdoni të rriteni,
vazhdoni të luani dhe ju dërgoj dashamirësi rrugës tuaj. Muah!
Humba mikrofonin!

%d bloggers like this: